Dikur, Kryesore

Shënohet 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kjo e diel shënon 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që në Kosovë do të përkujtohet me aktivitete të shumta, kryesisht në qytetin e Prizrenit.

Axhenda e aktiviteteve është si më poshtë:



Ora 09:00 – Në oborrin e Lidhjes së Prizrenit vihet gurthemeli i kompozicionit të shtatoreve të liderëve të Qeverisë së Lidhjes.
Ora 09:30 – Hapja e ekspozitës së buqetave të skulptorëve për konkursin mbarëkombëtar dhe ekspozita e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë me monedha të vjetra, nga koha e Skënderbeut.
Ora 10:00 – Mbahet Seanca Solemne e Kuvendit të Kosovës, me rastin e shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes).
Ora 11:00 – Akademia Solemne (Hapësira e Kompleksit të Lidhjes).
Ora 11:30 – Konferencë për media (Hotel Theranda).
Ora 12:00 – Organizohet turniri ndërkombëtar i Mundjes (Klubi i Mundjes Prizreni), Pallati i Sporteve.
Ora 13:00 – Konferencë shkencore 140 vjetori i Lidhjes (Tri institutet e Historisë: Tiranë, Shkup dhe Prishtinë), salla e Kuvendit Komunal të Prizrenit.
Ora 15:00 – Hapet Ekspozita mbarëkombëtare në pikturë, Hamami i qytetit në Prizren (10-20 qershor).

Por çfarë dihet mbi këtë datë të shënuar?

Përpara se të tërhiqeshin nga Kosova, pas bombardimeve të NATO-s, serbët menduan t’i vinin zjarrin shtëpisë ku u themelua Lidhja e Prizrenit. E pavarësisht asaj ngjarjeje, ajo shtëpi ngre krye edhe sot dhe jeton në kujtimet e çdo shqiptare, pasi pikërisht aty do të hidheshin bazat e kombit modern shqiptar, duke shkruar kështu historinë e Shqipërisë përpara pavarësisë.

Më 10 qershor të vitit 1878, në Prizren u takuan krerët e të gjithë rajoneve shqiptare, pa dallime fetare. Asokohe, kërcënimet ishin të shumta. Traktati i Shën Stefanit i nënshkruar mes Rusisë dhe Turqisë, nuk e llogariste ekzistencën e Shqipërisë. Toka shqiptare ndahej mes shteteve fitimtare si të ishte send shpërblimi.

Por, 300 delegatë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën në Prizren, mes të cilëve Ahmet Koronica, Abdullah Pashë Dreni, Shaban Prizreni, Zija Prishtina, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashëri, e shumë të tjerë, duke zgjedhur si president anëtarin më të vjetër, Iljaz Pashë Dibrën.

Të gjithë të pranishmit do të rakordonin ruajtjen me çdo kusht të integritetit territorial të Shqipërisë.

<
>
League_of_Prizren_building lega_prizren lp-780x439
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas