Shëndeti, Te Vecanta

Shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të jetë viktimë e bullizmit

Bullizmi si fenomen shoqëror po bëhet gjithnjë e më shqetësues jo vetëm për fëmijët por dhe për prindërit. Bullizmi në përqindjen më të madhe ndodh në ambientet e shkollave në moshën fëminore të nxënësve dhe adoleshente.

Përgjithësisht ndodh që sjelljet bullizuese përsëriten dhe shtohen me kalimin e kohës dhe kjo shton viktimat e bullizmit. Format që merr kjo sjellje e pa dëshiruar janë 3 kryesore:



-Bullizmi verbal, e cila të flasësh apo të shkruash në mënyrë kërcënuese dhe agressive.

-Bullizmi social, pra dëmtimi i reputacionit të dikujt apo marrëdhënieve personale të një personi tjetër.

-Bullizmi fizik, dëmtimi fizik i një personi apo objekti personal të tij nuk është më diçka e re.

Nëse kjo gjendje nuk menaxhohet mirë nga personi i viktimizuar, ndihmuar nga shkolla prindërit, shoqëria, atëhere gjëndja përkeqësohet, kthehet në depresion dhë lë pasoja gjatë jetës.

Shenjat që tregojnë se një fëmijë mund të jetë viktimë e bullizmit:

-Plagë të pashpjegueshme

-Humbje ose shkatërrim i sendeve personale

-Dhimbje e vazhdueshme koke, stomaku, bën sikur është sëmurë etj.

-Vështirësi për të fjetur dhe makthe të vazhdueshme

-Ulje e rezultave në mësime ose humbje e interest në shkollë

-Humbje e papritur e shokëve/shoqeve ose shmangie e situatave sociale

-Ndjenja se askush nuk mund ta ndihmojë

-Ulje e vetvlerësimit

-Sjellje vetëshkatërruese, largime nga shtëpia, biseda rreth vetëvrasjes

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas