Shëndeti

Shëndetësia falas/ Të sëmurët tumoral nuk mund të trajtohen me radioterapi në QSUT

Gjendja për të sëmurët tumoral në vendin tonë që trajtohen me radioterapi në QSUT është shumë shqetësuese.

Për arsyen se akseleratori linear i vetëm që është aty, nuk funksionon dhe askush nuk e di se kur mund të zgjidhet defekti.



Ky informacion është publikuar në rrjetin social Facebook, nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu dhe njëkohësisht mjek dhe profesor i njohur i mjekësisë.

Shehu bën me dije se, edhe pajisja e vjetër e kobaltit, që normalisht ka indikacione shumë të kufizuara tashmë, ka probleme.

Sipas tij, ndërprerja qoftë edhe e përkohshme e këtij trajtimi, mund të jetë me pasoja të rënda për të sëmurët.

Ai thekson se kjo është një nga arsyet pse gjithmonë akseleratorët linearë vendosen në çift.

Në kohën kur këto pajisje janë totalisht jashtë funksionit, të sëmurëve u thuhet se duhet të presin.

Në këto kushte duhen vendime të shpejta nga drejtuesit e institucionit:

1-Të sëmurët duhen trajtuar nga akseleratori i neurologjisë që aktualisht punon, jo larg neurologjisë. 2- Ose të trajtohen në spitalin privat që zotëron një çift të tillë akseleratorësh, me të gjitha shpenzimet e përballuara nga QSUT”,-thuhet në mesazhin e dr.Shehut në Facebook.

Në rast të kundërt,-thekson ai-,rrezikohet ecuria e këtyre pacientëve seriozisht, gjë e cila do të kërkojë përgjegjësitë.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas