Bota

Shembja e urës, vazhdon kërkimi për të mbijetuar në Xhenova






               Publikuar në : 09:00 - 15/08/18 |
mapo.al

Operacionet e shpëtimit në qytetin italian të Xhenovës kanë punuar gjatë natës për të kërkuar të mbijetuar të mundshëm pas rënies dramatike të një ure ditën e martë.


Ministri i Brendshëm italian tha se të paktën 35 vetë humbën jetën kur dhjetëra automjete ranë nga 45 metra lartësi.

Rreth 16 vetë u plagosën në këtë incident dhe numri i të zhdukurve është 12.

Rreth 250 zjarrfikës nga e gjithë Italia po marrin pjesë në kërkim. “Ne nuk heqim dorë nga shpresa,” tha zyrtari i zjarrfikësve, Emanuele Giffi për agjencinë e lajmeve AFP.

Më shumë se 400 vetë janë evakuuar mes frikës se pjesët e tjera të urës mund të bien.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas