Kronika

Shembja e urës në Xhenova, flet emigranti: Një shqiptar i plagosur, një i humbur

Shqiptarë që jetojnë në Xhenova i thanë Ora News se një shqiptar është në spital ndërsa një tjetër po kërkohet. Sipas dëshmitarit, njëri nga shqiptarët është rëndë në spital, ndërsa tjetri po kërkohet dhe nuk dihet fati i tij.

Shembja dramatike e urës Morandi në Gjenova ndodhi mesditën e sotëm duke lënë pas dhjetëra të vdekur dhe rreth 13 persona të plagosur.



Ura Morandi, që lidh Gjenovën me aeroportin e saj, pjesë e autostradës A10 është 1182 metra e gjatë, ndërsa janë shembur rreth 200 metra.

Një pjesë e urës së shembur ka rënë mbi lumin Polcevera e një pjesë tjetër mbi një zonë industriale që ndodhej poshtë saj.

Forcat e shpëtimit thonë se kanë parë shumë makina që janë të shtypura mes rrënojave. Në momentin e shembjes së urës, qyteti i Gjenovas ishte i përshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas