Kronika

Shembja e urës në Genova, ambasada e Shqipërisë në Itali jep lajmin e mirë: Nuk ka shqiptarë të lënduar






               Publikuar në : 15:11 - 14/08/18 |
mapo.al

Ambasada e Shqipërisë në Itali po ndjek zhvillimet në lidhje me shembjen e urës Morandi në autostradën A10 në Genova.


Deri tani nuk kemi informacione nëse mes të lënduarve ka qytetarë shqiptarë. “Qendrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115,” bën me dije ambasada.

Një urë është shembur në autostradën A10 në Genova dhe bashkë me të sipas raportimeve të para të mediave italiane kanë rënë edhe rreth 20 autovetura.

Mediat flasin për 11 viktima të nxjerra nga rrënojat, 2 persona janë nxjerrë të gjallë, ndërsa janë dhjetëra të plagosur. Mes viktimave është edhe një fëmijë. Por raportohet se numri i viktimave mund të rritet me kalimin e orëve.

Ministri italian i transportit tha se është një tragjedi e thellë. “Po e ndjek me shqetësim situatën në Genova dhe që me sa duket është një tragjedi e madhe. Jemi në kontakt të ngushtë me Autostradat dhe po shkojmë në vend me zëvendësministrin Rixi. Ndodhem pranë qytetit në këto orë”, shkroi në Twitter ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Danilo Toninelli.


Etiketa: , , ,

Pas