Politika

Shembja e Teatrit”/ Patozi: Pse kërkoni qëndresë te artistët rrogëtarë, kur është shitur edhe opozita?

Çështja e Teatrit Kombëtar, është më e nxehta kohët e fundit dhe e gjithë vëmendja është fokusuar aty.

Mes atyre që kanë reaguar kundër shembjes, është dhe Astrit Patozi, i cili në një postim në rrjetet sociale nuk u hedh fajin aktorëve që janë përçarë, por opozitës.



Patozi shkruan se në një vend  ku është shitur opozita nuk kemi pse tu kërkojmë llogari aktorëve rrogëtarë.

Postimi i plotë

NJË KËSHILLË PËR GJUETARËT E MORALIT

Ka plasur një gjueti e madhe në Shqipëri për të gjetur dhe demaskuar njerëzit që blen dhe korrupton, sipas tyre, pushteti, kur do të zgjidhë hallet e veta.

Tani janë në shënjestër aktorët e Teatrit Kombëtar, ndërsa nesër do te dalë një temë e re dhe do të zhvendoset vëmendja, por historia nuk do të ndryshojë shumë.

Pa dashur të përfshihem ne debat dhe pa e marrë të mirëqenë faktin që aktorët apo të tjeret u janë dorëzuar ofertave të qeverise, njē këshillë modeste e kam për të gjithë gjuetarët e moralit të sotëm shqiptar:

A ka vlerë të kërkosh qëndresë dhe mospajtim me të keqen apo ryshfetin e pushtetit tek rrogetarë apo hallexhinj të tjerë, kur këtu është shitur në mes të sheshit kryesor të atdheut vetë udhëheqësi i opozitës.

Me zë e me figurë dhe fare hapur, të paktën në natën historike të 17-18 majit, edhe sikur të mos i besosh hiç ata që thonë se marrëveshja e pistë e vitit të shkuar është ende në fuqi.

Është njësoj sikur rusët të luftonin sërish me të njëjtin shpirt dhe përkushtim gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pasi të mësonin se Stalini kishte bere pazar me Hitlerin.

Për këtë arsye, të dashur gjuetarë të tradhtarëve të kombit, mos e kërkoni kot Stalingradin në Tiranë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas