Sociale

Shembja e Teatrit/ Derhemi: Me zjarr, apo me hu unë do bëhem pjesë e mbrojtjes

Ne mesin e reagimeve te shumta qe kane perfshire artistet por edhe jo njerez te artit, pas nxjerrjes nga qeveria te nje projektligji qe parashikon shembjen e Teatrit Kombetar dhe ndertimin e disa kullave ne ate zone, aktori Arben Derhemi thotë se është gati ta mbrojë Teatrin aktual, qoftë dhe me zjarr.

“Jam kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, sepse nuk mund të ketë histori të nje qyteti pa pasur edhe histori teatri. Sidomos kur historia e këtij teatri është 73-vjeçare. Një shekullore. Është çmenduri të besosh që një artist të rrënojë vlerën historike.



Arkitektë nga e gjithë bota më komunikojnë se në asnjë vend të Europës nuk do ndodhte që të mos rikonstruksionohej teatri kombëtar. Është çmenduri dhe ky vend nuk e meriton të ketë as këtë kryeministër dhe as të hyjë në Europë.

Opozita dhe çdo qytetar rilindas dhe demokrat mund të ishte pjesë dhe promotor i shpëtimit të teatrit kombëtar. Me fjalë, me gurë, me zjarr, apo me hu… unë do të bëhem pjesë e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.

I bëjmë thirrje kryeministrit dhe pjesës së sipërmarrësve të tërhiqen, sepse do mbahen mend si njerëzit, të cilët shkatërruan teatrin dhe ne do t’i akuzojmë brez pas brezi”, thotë Derhemi për “Koha Jonë”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas