Auto

Shefi i ‘Bugatti-t’ nuk e di shpejtësinë maksimale të ‘Chiron’

Me 320 njësi të shitura nga 500 sa ishin planifikuar për më pak se dy vjet, “Bugatti Chiron” tashmë përfaqëson një sukses të madh për prodhuesin e tij dhe nëse vazhdon me këtë dinamikë, pritet që automobili i fundit të ketë pronarin e tij në vitin e ardhshëm.

 



Vetura është e njohur për nga shpejtësia e madhe, pasi posedon motor 8.0 litra W16 me katër turbo-mbushës, që prodhojnë 1.500 kuaj fuqi, derisa nga 0 deri 100 km/h arrin për 2,5 sekonda. Deri te shpejtësia 200 km në orë nevojiten 6,5 sekonda, ndërsa deri në 300 km/h, “Chiron” arrin për 13,6 sekonda.

Për këtë arsye është paralajmëruar edhe testimi zyrtar i shpejtësisë maksimale që mund të arrijë automobili, por kjo është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Këtë për CNBC e ka konfirmuar edhe njeriu i parë i “Bugatti”, Stefan Vinkelman.

“Aktualisht kemi mjaft punë dhe testi i shpejtësisë së Chiron nuk është prioritet imi. Ka mjaft të tjera që duhet bërë. Unë, madje, nuk e di se sa shpejt ajo veturë mund të shkojë”,- ka thënë ai.

Ndërkohë kanë shpërthyer spekulime se, “Bugatti” po shmang testimin e shpejtësisë pasi e di se, “Chiron” nuk mund të tejkalojë rezultatin që kishte arritur hiperautomobili suedez “Koenigsegg Agera RS”, i cili në testin zyrtar në Nevada, pas dy vozitjeve, arriti shpejtësi mesatare prej 447,2 km/h, përkatësisht 457,5 km/h.

<
>
1-100 2-32 3-12
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas