Bota, Kryesore

SHBA u jep fund ndihmave për refugjatët palestinezë

Shtetet e Bashkuara po i japin fund të gjitha fondeve për agjensinë palestineze të refugjatëve pranë OKB-së, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit Amerkikan.

Në njoftim DASH e përshkruan organizatën, Agjencinë e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara , si “të parregullt me të meta”.



“Administrata amerikane ka shqyrtuar me kujdes çështjen dhe nuk do të japë kontribute shtesë për këtë organizatë”, ka deklaruar zëdhënësja Heather Nauert.

Pak orë pas publikimit të qëndrimit të ri të SHBA, një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmoud Abbas deklaroi se masa ishte një “sulm” kundër popullit të tij.

“Një dënim i tillë nuk do të ketë sukses të ndryshojë faktin se Shtetet e Bashkuara nuk kanë më një rol në rajon dhe se ajo nuk është pjesë e zgjidhjes”, tha Nabil Abu Rudeina për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se vendimi ishte “një sfidë e rezolutave të OKB-së”./TCH/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas