Bota, Kryesore

SHBA/ Tre persona humbin jetën pas një sulmi me armë

Tre persona kanë humbur jetën pas disa të shtënave me armë zjarri në Maryland të SHBA-së.

Sulmi ndodhi në një qendër shpërndarjeje, pranë rrugëve Spesutia dhe Perryman në Aberdeen.



Të shtënat u konfirmuan nga autoritet lokale. Guvernatori i Maryland Larry Hogan e përshkroi skenën si “të tmerrshme”.

“Ne jemi duke ndjekur nga afër shtënat e tmerrshme në Aberdeen. Lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Shteti është gati të ofrojë mbështetje”,- tha Hogan.

Mediat amerikane thonë se një person ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri. Ndërkohë janë ngritur postblloqe për kapjen e autorit.

Autoritetet kanë ftuar banorët e zonës të vendosen në zona të sigurta.

Shkëmbimi i zjarrit ka nisur sipas dëshmive të para, në një kryqëzim në zonën e Perryman, jo shumë larg qytezës së Aberdeen, në kontenë e Harford dhe më pas në zonën e një kishe dhe një parku, por ende nuk ësHtë e qartë se si efektivisht ka ndodhur përleshja me armë.

Të shumtë besohet se janë të plagosurit, por asgjë nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në Maryland, dhe sipas asaj që raportojnë disa media lokale ka nisur pranë magazinës së një ndërmarrjeje.

Policia po e kërkon agresorin në një zonë të pyllëzuar, por aty ka edhe disa shkolla. Gjithashtu është dhënë urdhër që banorët të bëjnë kujdes pasi agresori është ende i lirë.

<
>
epa06848947 Police respond outside the scene of a shooting at the Capital Gazette building (seen behind) in Annapolis, Maryland, USA, 28 June 2018. Five were killed and several injured in the shooting. Authorities have taken a suspect into custody. EPA/JAY FLEMING
Shooting at the Capital Gazette building, Maryland shba_te_shtena-e1537458579743 (1)
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas