Kryesore, Politika

SHBA-të sjellin tek Bushati emrin e ambasadorit të ri? A do të jetë zj. Kavalec…

SHBA-të duket se kanë zbuluar emrin e ri të ambasadorit që do të përfaqësojë këtë shtet në Tiranë.

Emri që ndodhet tashmë në zyrën e Ditmir Bushatit si propozim për ambasador të SHBA-ve në Tiranë është Kathleen A. Kavalec.



Po kush është Kavalec?

Kathleen A. Kavalec

Zëvendës ndihmës sekretare

Zyra e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike

Periudha në detyrë: Nga gusht 2015

Zëvendës ndihmëssekretarja për Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Kathleen Kavalec e ka marrë detyrën si zëvendësndihmëssekretare në gusht 2015.

Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale. Më parë ajo ka shërbyer si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë.

Para kësaj, ka qenë Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendës Delegate e Përhershme në Misionin e SHBA në UNESCO, në Paris (2010-2013).

Në periudhën 2009-2010, zonja Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Asistencën e SHBA-ve për Evropën, Eurazinë dhe Azinë Qendrore.

Ajo ka shërbyer më 2008-2009 edhe si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil.

Image

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas