Bota

SHBA, shuhet senatori republikan John McCain, beteja e vështirë me kancerin…






               Publikuar në : 08:10 - 26/08/18 |
mapo.al

Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, senatori republikan John McCain. McCain ka ndërruar jetë të shtunën, në shtëpinë e tij në Arizona, njofton zyra e tij e shtypit.


McCain ishte senator për tre dekada dhe ishte diagnostifikuar me kancer në tru që në korrik të vitit 2017.

Senatori republikan ishte operuar gjatë prillit të këtij viti. McCain i ka shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës për disa dekada dhe kishte garuar edhe në zgjedhjet presidenciale.

Sipas njoftimit nga familja e tij, McCain ndërroi jetë pasditen e së shtunës, pranë gruas së tij, Cindyt.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas