Dikur

SHBA punësoi mbi 1000 ish- nazistë

nazistetRegjistrime të reja hedhin dritë mbi ngjarjet e Luftës së Ftohtë.

Sipas tyre, SHBA-të punësuan më shumë se 1000 ish- nazistë për spiunim.



Shumë prej tyrë u stërvitën për të sulmuar Bashkimin Sovjetik, ndërsa disa të tjerë shërbenin si ura komunikimi në Gjermaninë Lindore.

CIA dhe FBI injoruan krimet e mundshme të luftës duke punësuar këta persona.

Ndërkohë që Lufta e Dytë Botërore sapo kishte mbaruar dhe ende njerëzit vuanin pasojat e saj, SHBA punësoi ish- ushtarë dhe oficerë gjermanë për aktivitete spiunimi.

Sipas New York Times, dokumentet e zbuluara së fundmi hedhin dritë mbi ngjarjet e Luftës së Ftohtë, ato ngjarje që pakkush i dinte.

“Agjencitë amerikane punësuan direkt ose indirekt ish- nazistë apo ushtarakë nga vendet e Europës Lindore, duke qenë në dijeni për krimet e luftës që ata kishin kryer”, tha Norman Goda, historian në Universitetin e Floridas.

SHBA-të punësuan persona nga kategori të ndryshme, oficerë të thjeshtë deri të Adolf Eichmann, një kolonel nazist i cili ishte organizator i Holokaustit.

Në vitet ’50, Edgar Hoover, drejtor i FBI-së dhe Allen Dulles, shefi i CIA-s, menduan se ishte më e dobishme për Amerikën që t’i përdorte si spiunë këta persona se sa t’i burgoste.  Trajnimet e ushtarëve nazistë, që supozoheshin të sulmonin Rusinë, u bënë në Konektikat dhe Merilend.

Megjithatë rezultoi që shumë prej këtyre agjentëve nuk ishin efektivë, madje disa prej tyre vepronin si agjentë të dyfishtë. Një prej tyre ishte dhe Aleksandër Lileikis, i cili kishte ekzekutuar më shumë se 60 mijë hebrenj në një kamp në Lituani. Jo vetëm që SHBA nuk mori asnjë masë në lidhje me krimet e luftës që Lileikis kishte kryer, por ai punoi për 4 vjet rresht në Gjermaninë Lindore si një spiun i SHBA-ve duke u paguar me shumën e 1700 dollarëve në vit.

Pas 4 vjet shërbimesh ai u transferua në Amerikë, ku jetoi për më shumë se 40 vjet në mbrojtjen e CIA-s.

Një tjetër spiun i njohur ishte edhe ndihmësi i Adolf Eichmann, Otto Von Bolschwing.

Familja e tij u transferua në New York në vitin 1954 si shpërblim për shërbimet e tij pas lufte. Ai jetoi në SHBA deri në vitin 1981 kur u zbulua dhe u deportua në Gjermani, ku vdiq pas disa muajsh.

Djali i tij, sot 75 vjeçar, Gus Von Bolschwing tha për New York Times se SHBA-të nuk duhet t’a kishin pranuar atë.

“Im atë njihej për krimet e tij të luftës, ndaj nuk duhet që të pranohej në Amerikë. Kjo është kundër parimeve të SHBA, nuk duhej të kishte ndohur”, tha Gus Von Bolschwing.

PasPara

5 komente

  1. Nuk eshte ndonje cudi ky lajm.E njejta gje ndodh edhe me komunistet, ish anetaret e PPSH-se,ish byroistet e bllokut te Tiranes ,familjaret e tyre jane strehuar ne SHBA.Artikullshkruesi duhet te shkruaj edhe per keto,sepse lajmi plotesohet tamam.

  2. Dhe jo vetem komunistet por punesoi edhe ballistet e legalistet sherbetore te nzifashizmit .Keshtu plotesohet me mire pazelli.

    1. As ballistet e as legalistet nuk kane qene ndonjehere armiq te SHBA por aleate te tyre. Ndonje ballist u lidh me nazistet, jo se i deshte ata, por midis rrezikut te komunisteve serbe pushtues te vjeter te teritoreve shqiptare e gjermaneve pushtues kalimtare, mendonte se keta do te ndihmonin shqiptaret qe te bashkoheshin ne nje shtet te vetem.
      Sa per lajmin se agjensite e sigurise amerikane si CIA apo FBI kane bere kete shkelje duke angazhuar per spiunazhh si kriminele naziste ashtu edhe kriminele komuniste, kjo eshte e vertete, por kjo nuk ka qene e nuk eshte politika zyrtare e SHBA.
      Keto jane abuzime teknicienesh e burokratesh te ketyre agjencive, te cilet per hir te rezultatit te punes se tyre, shkelin edhe parimet e drejtesise e demokracise.
      Nuk eshte ndonje gje e re ne historine e agjensive zbuluese te sigurise, qe te marin ne sherbim edhe kriminele e mafioze te cdo kallepi per te shkateruar organizimin e tyre.
      Ndonese mund te jete pak e fryre shifra e 1000 “nazisteve” te rekrutuar si spiune nga agjensite amerikane, mos te harojme se ushtrite naziste perbeheshin nga qindra mijera ushtarake te pergjegjesive te ndryshme. Edhe gjate kohes se luftes, pati naziste te implikuar ne krime, qe organizuan kompllote e deri atentate kunder Hitlerit.
      Ne shqiptaret vazhdojme qe ti marim institucionet e pamvarura te nje shteti demokratik, si nje institucion i vetem ne modelin enverist.
      Nese nisemi nga krimet e renda te diktatures komuniste e te partise se punes gjate 5 dekadave ne Shqiperi, qe ti quajme te gjithe antaret e pp e gjithe ushtaraket apo nepunest e administrates se asaj kohe si kriminele e ti fusim te gjithe ne burgje, jo vetem do t’ja kalonim marrezise se Enverit, por nuk do te gjenim kapacitete per burgje e do ti kthenim te gjitha shkollat per ti bere burgje, e perseri nuk do te mjaftonin.

    2. @SS . Eshte me mire te jesh bashkepunetor i nazizmit e fashizimit,qe te pakten krijuan Shqiperine etnike?Apo I Serbit e Rusit sic bene komunistat duke ja kthy trojet etnike mbrapsh ,sapo mbaroj lufta,me ne krye ate qe e dashke shume,por sja thoke emrin.

  3. more fillozofa ;; tani e keni kuptuar se ;;;; amerika mbasi hodhi ne varre nazistet;; e pa qe kishte nje armik me te rrezikshem se hitleri ;;;ishte stalini ;; dhe i morri ne amerike me te zgjuarit ;;;qe i sherbenin si ;;;;;; BOMBEN AUTOMIKE ..KUSH JA BERI …. 2 NAZISTA … QE ISHIN SHUME ME TE ZGJUR SE BOTA … .PERSE KOMUNISTAT NUK KANE PERDORUR NAZISTA PER TE MARRE MESIME DHE TEORI PER TE TORTURUR …. NE ARGJENTINE …PERSE I PRANOI DIKTATORI ..NAZISTET ISHIN TE PRIVILEGJUR ..CBERI HITLERI ME EUROPEN …. E BERI STALINI ME VENDET E LINDJES .. I FUTI FRIKEN ..DHE BENIN CDONTE DIKTATORI …OSE NGORDHNIN TE GJITHE …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas