Kronika, Kryesore

SHBA: Policia ofron shpërblim për këdo që jep informacion për vrasësin e shqiptarit

Policia njujorkeze vazhdon kërkimet për arrestimin e autorit të vrasjes se Grei Frashërit, djaloshit 23- vjeçar me origjinë shqiptare.

Krimi ndodhi rreth orës 5.45 minuta të 7 shtatorit në rrugën 93 në Fourth Avenue, vetëm gjysmë milje larg shtëpisë së tij.



Policia ishte njoftuar për sulmin dhe në momentin kur mbërritën në vendngjarje, gjetën 23-vjeçarin me plagë të shkaktuar nga një armë, në qafën e tij.

Frashëri është dërguar në spital ku dhe ishte deklaruar vdekja e tij, tha policia.

Të martën në mbrëmje (11 shtator) familja dhe miqtë e tij mbajtën një ceremoni homazh në Bay Ridge.

“Po përpiqemi t’i japim kurajo prindërve, por është e vështirë”, thotë kushëriri i Greit, Kristi Leka.

Deri tani nuk është bërë ndonjë arrestim, ndërsa policia ka shpërndarë foton e 23-vjeçarit duke kërkuar ndihmë në komunitet për të gjetur autorin.

“Familja e tij kërkon ndihmë për të zbuluar vrasësin”, thotë Leka. Gjithashtu policia ka vënë në dispozicion një shpërblim dhe një numër për këdo që mund të ketë parë ngjarjen dhe të ndihmojë në identifikimin e vrasësit.

Një agjent sekret jashtë orarit zyrtar të punës është përpjekur më kot për të shpëtuar jetën e 23-vjeçarit shqiptar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas