Rajoni

SHBA njeh emrin Maqedoni, tërbohen grekët

john kerry venizelosNjë përplasje diplomatike ka ndodhur mes Greqisë dhe SHBA-së, kjo për shkak të përdorimit të emrit Maqedoni gjatë një takimi të mbajtur në ministerialin e NATO-s në Bruksel.

Siç bëjnë të ditur mediat greke, ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, ka braktisur konferencën e mbajtur nga sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, me Ministrat e Jashtëm të vendeve të koalicionit kundër Shtetit Islamik.



Shkak për këtë veprim është bërë vetë Kerri, i cili gjatë përmendjes së emrave të vendeve bashkëpunuese ka thënë “Maqedonia”, duke mos përdorur emrin zyrtar, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Pas konferencës, Ministria e Jashtme Greke i ka dërguar edhe një letër zyrtare palës amerikane, ku ankohej për atë veprim të kryer.

Në letër thuhej se, Venizelos ishte larguar nga konferenca në shenjë proteste, duke qenë se emri i fqinjit verior të Greqisë nuk ishte vendosur ende dhe të dy vendet janë ende në proçes bisedimesh.

Për më tepër që edhe në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, emri nuk është vendosur ende.

Sipas Greqisë, Kerri nuk ndoqi proçedurën formale duke i thërritur vendet me emrin e tyre zyrtar.

Edhe pse pala maqedonase kishte mbërritur në Bruksel me emrin zyrtar me të cilin përfaqësohen ndërkombëtarisht, në deklaratën e përbashkët që lëshuan 60 vendet pas takimit, shënohej Maqedonia.

Pas largimit të Venizelosit, Greqia u përfaqësua në konferencë nga i dërguari i saj në NATO, Mihalis Diamesis.

PasPara

1 koment

  1. Vetekuptohet qe do terbohen Greket se Amerika lufte do,ju Turqit po ashtu qe ju behet qejfi qe ata “Terbohen” qe Sllavet quhen Maqedone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas