Bota

SHBA, gjendet e vdekur në shtëpinë e saj ish modelja e ‘Playboy’

Një ish-modele e Playboy është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në një lagje të Filadelfias. Christina Carlin-Kraft u zbulua nga policia më 22 gusht në dhomën e gjumit të shtëpisë në Ardmore të Pensilvanisë.

Policia raporton se 36-vjeçarja është gjetur e mbytur. Banesa është në pronësi të të dashurit të saj që punon bankier në Wall Street, me të cilin ka pasur një lidhje prej 9 vitesh.



Policia ishte duke hetuar një vjedhje në banesë, që ishte raportuar nga Carlin-Kraft mbrëmjen e së shtunës.

Policia arriti që të rimarrë disa mallra të vjedhura si stoli dhe çanta në jug-perëndim të Filadelfias të mërkurën.

Ata zbuluan trupin e saj gjatë mbrëmjes kur po i kthenin mallrat. Pamjet e survejimit treguan një të dyshuar meshkull në apartament si në mbrëmjen e grabitjes dhe të mërkurën.

Pamja e së mërkurës tregon se i dyshuari hyn në banesën në Ardmore, por nuk largohet nga aty. Carlin-Kraft ka punuar më parë me Vanity Fair, Revistën Maxim, Victoria’s Secret dhe Playboy.

<
>
38595F7200000578-3789798-image-m-62_1473887888203 christina-carlin-kraft christinacarlinkraft1-30c78d099931d14d4a1a4766049b6525-1200x600 featuredmodel Mystery-as-ex-Playboy-model-Christina-Carlin-Kraft-is-found-dead-after-being-strangled-in-her-bedroom-three-days-after-being-raided-by-burglars modelja-750x430
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas