Bota, Kryesore

SHBA/ “Florence” e humb fuqinë, por bilanci i të vdekurve shkon në 13

Shkon në 13 numri i viktimave të shkaktuara nga Uragani Florence që ka goditur brigjet lindore të Karolinës së Veriut të Jugut.

Florence mbetet enede kërcënues për shkak të sasisë së madhe të shirave që ka sjellë dhe përmbytjeve që ka shkaktuar. Autoritetet kanë njoftuar të evakuuarit të mos kthehen akoma në shtëpi.



Sipas mediave amerikanë 13 nga të vdekurit janë në North Carolina dhe tre të tjerë në Sud Carolina, mes tyre edhe një grua 61 vjeçare që vdiq të premten pasi makina e saj u godit nga një pemë që u rrëzuar në rrugë.

Shumë persona kanë injoruar urdhrin e evakuimit dhe tani kanë mbetur të izoluar në shtëpitë e përmbytura, duke kërkuar ndihmë.

Më shumë se 400 persona janë shpëtuar në New Bern, ku dhe 100 të tjerë presin ndihmë, pas përmbytjeve, pasi uji ka arritur lartësinë 3 metra.

Janë rreth 20 mijë njerëz që qëndrojnë në qendrat e ngritura. Të rrezikuara nga reshjet e shiut janë Veriu dhe Jugu i Karolinës, Virginia, Georgia, Tennessee, Kentucky e Maryland.

Në ditët në vazhdim priten të bien shira të vazhdueshëm të cilat do vazhdojnë të përkeqësojnë situatën.

Në disa zona pranë lumenjve është dhënë një urdhër i ri për evakuimin e banorëve, si në Lower Little dhe Cape Fear river.

Trump vazhdon të monitorojë nga Shtëpia e Bardhë situatën. Në fillim ose në mes të javës Trump do të vizitojë zonat e përmbytura, me shumë gjasa së bashku me Melanian.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas