Aktualitet

SHBA, Dennis Rodman përlotet për takimin mes Trump dhe Kim: ‘Një ditë e madhe për të gjithë’






               Publikuar në : 19:11 - 12/06/18 |
mapo.al

“Sot është një ditë e madhe për të gjithë, për ata që janë në Kinë, në Tokyo, për të gjithë dhe unë jam vërtetë i lumtur’.


Kështu shprehet ish-lojtari i basketbollit, Dennis Rodman që është në Singapor pas takimit mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kim Jong-un të Koresë së Veriut dhe përlotet gjatë një interviste në CNN ku po diskutonte për këtë takim historik.

Rodman e ka njohur Kim Jong-un për vite dhe madje solli një ekip të basketbollit në Korenë e Veriut dikur.

Në videon e regjistruar gjatë një lidhjeje me Cnn, ish lojtari i basketbollit mban një kapele me mbishkrimin ‘Make Amerika great again’, e përdorur si slogan gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane.

‘E dija që dyert do hapeshin e dija. Kam marrë kaq shumë kërcënime me vdekje.

Besoja në Korenë e Veriut dhe kur erdha në vendin tim unë nuk mund të shkoja në shtëpi. Më duhej të fshihesha për 30 ditë.

Por unë e mbajta kokën lart. E dija se gjërat do të ndryshonin dhe sot është një ditë e madhe”,- thotë Rodman që si përmban lotët nga emocionet.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas