Politika

‘Shantazhi i mesenxherit Biba’, PD: Rama donte shpronësim të banorëve, jo zgjidhjen e…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një deklaratë për shtyp tha se shantazhi i “mesenxherit” Denar Biba kundrejt gjyqtarit të Strasburgut, Ledi Bianku për çështjen e pronave, është tregues i qartë asaj që bën Rama e qeveria e tij.

“Qeveria shqiptare ka tentuar të ushtrojë presion, çdo deklaratë tjetër nga ana e qeverisë apo prokurorisë është propagandë”,- tha Tabaku.



Ajo e konsideroi të turpshme një gjë tillë për një qeveri që tërë kohës ka në gojë “reformën në drejtësi”.

“Një përpjekje e tillë është e turpshme për një qeveri që këndon refrenin e reformës në drejtësi. Është tregues i qartë se çfarë bën Rama dhe qeveria e tij. Arsyeja pse qeveria shqiptare dërgoi Bibën si mesenxher lidhet me çështjen e pronës.

PD në pranverë ka informuar gjykatën europiane të të drejtave të njeriut për shkeljet ligjore e bëra nga kjo qeveri”,- tha deputetja.

Sipas Tabakut, ajo që Rama ka bërë nuk është “zgjidhje e pronës, por shpronësim i banorëve për uzurpues të qeverisë”.

“Politika e ndjekur nga qeveria nuk ka qenë për zgjidhjen e pronës, por për shpronësimin e banorëve për uzurpues pronash të ligjshme.

Emerëimet e qeverisë në gjykatë janë politike. Ligjet u hartuan për të ndihmuar disa njerëz. Ja jep pronat e pronarëve për 1 euro oligarkëve”,- tha Tabaku.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas