KMR, Kryesore

“Shakaja” e burrit ndaj gruas përfundon me 5 të plagosur

Një “shaka” që një burrë pretendon se ka bërë ndaj bashkëshortes ka përfunduar me daljen nga rruga të dy makinave dhe plagosjen e 5 personave, përfshirë edhe një bebe 8-muajshe.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Duzce të Turqisë, ku Baris Bas pasi ka parë në rrugë bashkëshorten e tij me makinë, duke bërë “shaka” i është afruar tej mase me makinën e tij.



Gruaja Gulcan Bas, në panik e sipër ka përplasur makinën e një tjetër personi para saj dhe të dyja makinat sëbashku kanë dalë jashtë rruge.

“Hurriyet” raporton se makina e gruas është përplasur me një shtyllë elektrike në anë të rrugës, ndërsa makina tjetër ka fluturuar në shtratin e një përroi.

Në aksident kanë mbetur të plagosur bashkëshortja e Baris Bas, Gulcan Bas dhe shoqja me të cilën ishte në makinë. Ndërsa nga makina tjetër kanë mbetur të plagosur burri me bashkëshorten dhe me fëmijën 8 muajsh.

Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa bashkëshorti që pretendon se po bënte shaka me bashkëshorten, është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit të rëndë. Autoritetet kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të aksidentit, raporton TV Klan.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas