Kryesore, Politika

‘Shahu Meta-Rama’: Rasti i Vitore Tushës dhe i Dritan Demirajt

Nga tonet e larta politike, komunikimi mes presidentit dhe kryeministrit për emërimin e Sandër Lleshit ministër i Brendshëm po bëhet me shkresa. Këto të fundit i kanë zënë vendin bisedave kokë më kokë apo kërkesave për të folur me dyer të mbyllura.

Por kush ka të drejtë në këtë debat? Duket se ky është argumenti i ditës.
Sipas Top Channel, ‘vetë Presidenti i Republikës me dekretimin e zonjës Vitore Tusha si kandidate e propozuar për KLSH, e ka mbyllur vetë debatin e sajuar po prej atij vetë’.

“Vitore Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe Ilir Meta nuk i ka kërkuar asaj të dorëhiqet nga Gjykata Kushtetuese për t’u bërë kandidatja e tij për KLSH. Kjo duhet të ndodhë vetëm pasi dhe nëse Vitore Tusha merr miratimin e Kuvendit, sepse deri kur ajo nuk është ngarkuar zyrtarisht me një detyrë të re, s’ka asnjë mosperputhje mes detyrës që ajo kryen aktualisht dhe detyrës për të cilën është propozuar. E njëjta gjë vlen edhe për gjeneral Sandër Lleshin, qoftë edhe sikur ai sot të ishte në krye të Shtabit të Përgjithshëm. Për këtë ngërç të krijuar mes Presidentit dhe Kryeministrit ka ndërhyrë edhe faktori ndërkombëtar që kërkon zgjidhje sa më parë, pasi të gjithë po e vënë theksin te një Ministri e Brendshme funksionale në luftën me krimin në këtë moment të rëndësishëm”, raporton TCH.



Kurse portali Lexo.com shkruan se ka edhe një tjetër rast të ngjashëm.

“Lleshi ka qenë ushtarak në shërbim deri në maj të 2013, vit në të cilin u ç’dekretua nga Nishani, duke u liruar kështu nga detyra. Pasi fitoi gjyqin, Lleshi nuk donte të kthehej në punën e tij si ushtarak ndaj dhe nuk u ridekretua. Sot që flasim Lleshi nuk ka asnjë pengesë për tu bërë ministër, veç bindjes së paplotë të Ilir Metës. Por, si për të vërtetuar këtë, vlen të shihet edhe rasti i  Dritan Demirajt, i cili me propozim të Bashës dhe me dekretim të Bujar Nishanit, u bë ministër i Brendshëm në 2017-ën. Dritan Demiraj ishte liruar nga detyra (njëlloj si Lleshi) në 2014 dhe me të drejtë Presidenti Nishani e ka dekretuar. Por ajo që është paradoksale është fakti se PD sot, për një rast identik me atë të ministrit të saj teknik, është kundër dekretimit të Lleshit”, shkruan portali.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas