Kryesore, Politika

“S’flasim për zgjedhjet në PD, por…”

Blerina-Gjylameti-31-Tetor-LAJM-Partia Socialiste doli me një deklaratë për shtyp pas zgjedhjeve për organet drejtuese në Partinë Demokratike.

Deputetja Blerina Gjylameti tha se nuk do flisnin për zgjedhjet brenda PD, por ka disa momente që shkojnë përtej PD-së.



“Për shembull, ish- kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, të famshmes AMA, zonja Endira Bushati, që në muajt e fundit ishte kthyer në simbolin e institucionit të pavarur nga politika, doli që paska qenë aq e lidhur me pushtetin e deri djeshëm, sa vetëm një javë pasi u zëvendësua nga Kryetari i ri i AMA-s, zonja Bushati u zgjodh në Kryesinë e PD-së dhe u emërua drejtuese e Departamentit të Administratës Civile. Por kush ishte personi që kishte përballë zonja Bushati në konkurrim? Askush më pak se ish organizatorja e grevës, gjasme të pavarur, të të larguarve nga puna. Pikërisht zonja që organizoi grevën e urisë dhe që pretendonte se ishte e pavarur nga politika dhe mbronte të drejtat e nëpunësve civil, vjen dhe konkurron për të hyrë në Kryesine e Partisë Demokratike”.

“Të gjithë i mbajnë mend zgjedhjet e vitit 2009 dhe me pas zgjedhjet e 2011. Personazhi më i famshëm i KQZ-së në ato vite, zoti Arben Ristani, tentonte të hiqej i pavarur, në krye të një institucioni që kushtetuta e kërkon të pavarur. Në vitin 2009 certifikoi vjedhjen e votave që mbajti Sali Berishën Kryeministër, kurse në 2011 vodhi votat që ngjiten në vendin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Bashën. Sot, ish Kryetari i pavarur i KQZ-së së pavarur është zgjedhur numri dy i Partisë Demokratike. Dhe personat që falenderoi publikisht janë pikërisht ata të cilëve i shërbeu duke vjedhur votat, Berishës në 2009 dhe Bashës në 2011.

Në Kryesinë e Partisë Demokratike u zgjodh edhe bashkëshorti i Argita Berishës, ndërsa fatkeqësisht anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë e humbi garën për të qenë drejtues departamenti në PD.

Pra me pak fjalë, Kryetarja e pavarur e AMA-s fitoi garën dhe u bë anëtare kryesie kundër organizatores së pavarur të grevës të të pushuarve nga puna. Kryetari i pavarur i KQZ-së u zgjodh numri dy i PD-së. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës, që prej një viti kishte ngelur pa Kryetar, se zoti Basha kishte vendosur të qëndronte në SHQUP, ngeli edhe pa dy nënkryetarët, të cilët që të dy iu bashkuan në SHQUP, kryetarit të tyre,” tha Gjylameti.

 

PasPara

1 koment

  1. po sipas jush te mbetej pa pune ju nuk I dhate pune dhe ajo vendosi te futet atje ku do gjeje pune ku eshte turpi ketu ,faji kryesor eshte juaji kur e hoqet duhet ti gjenit vendin e punes ju nuk e bete kete sepse mezi prisni te futni njerezit e bllokut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas