Kronika

Sfidojnë ‘Mocromafia’-n, shqiptarët marrin në dorë trafikun e kokainës në Holandë, policia frikë për përplasje

“Shqiptarët, ashtu si në Angli, kanë marrë përsipër tregun e kokainës”, kështu e nis shkrimin media holandeze ad.nl duke iu referuar burimeve policore, e cila i ka kushtuar një shkrim lëvizjeve në tregun vendas të drogës dhe fuqisë së shqiptarëve.

Disa kartele të drogës në Jug refuzojnë të bëjnë biznes me ‘Mocromaffia’, emri me të cilin njihen grupet kriminale holandeze dhe marokene, i cili është nën shënjestrën e policisë për shkak të likuidimeve të kohëve të fundit.



Kartelet e drogës në Amerikën e Jugut shohin një partner më të mirë tregtar, ata janë shqiptarët. Policia ka frikë nga një përplasje.

Ata janë të përfshirë në tregtinë nga disa kilogramë, deri në qindra kilogram nëpërmjet portit të Roterdamit.

Disa nga kartelet e Amerikës së Jugut janë duke refuzuar të bëjnë biznes me holandezët, “MocroMaffia”. “Nga ana tjetër grupet kriminale nga Maroku aktualisht po luftojnë për të bërë transporte të mëdha”,- thotë një burim i brendshëm.

“Shqiptarët janë partnerë të besueshëm të biznesit. Ata marrin përsipër çdo gjë”.

Për shkak të këtij ndryshimi të fuqisë, detektivët kanë frikë nga sulmet e dhunshme midis shqiptarëve dhe Mocromaffia.

“Kemi frikë nga një përplasje. Deri tani, shqiptarët po shmangin përdorimin e dhunës sa më shumë të jetë e mundur jashtë atdheut të tyre, por ne gjithashtu e dimë se ata nuk do të kenë frikë nëse dp u duhet të përdorin dhunën”.

Ndërkohë, policia ka hasur vështirësi të mëdha në hetimin e shqiptarëve. Kriminelët mashtrojnë me pasaporta false, ndryshojnë emrat ose qëndrojnë shkurtimisht në Holandë.

“Ata qëndrojnë në Gjermani, bëjnë biznes në Belgjikë dhe marrin drogë nëpërmjet Roterdamit”,- thotë një agjent.

“Kur sigurojmë foto të tyre, ata tashmë janë zhdukur. Ata e dinë saktësisht se si punon policia dhe përdorin dobësitë tona”.

Më pak se 800 shqiptarë janë regjistruar zyrtarisht në Holandë, por policia e di se numri është të paktën gjashtëfish më i madh. Ata fshihen, në apartamente luksoze në Roterdam dhe Amsterdam, ku policia ka gjetur kokainë, armë, makina për numërimin e parave dhe shuma të mëdha parash.

Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropën Lindore dhe në pritje për hyrje në Europë, shkruan media holandeze./BW/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas