Aktualitet

Sfidat e Ballkanit Perëndimor, Senida Mesi: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Nis sot në Mal të Zi Konferenca Ballkanike “Drejt Samitit të BE-së për Ballkanin”, ku merrnin pjesë përfaqësues nga Partia Socialiste Evropiane (PES), Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi dhe të Partinë Socialiste të Shqipërisë si dhe përfaqësues të lartë nga institucionet e Bashkimit Evropian (BE.

Shqipëria u përfaqësua nga ZëvendësKryeministrja Senida Mesi, e cila mori pjesë në panelin me temë: “Hyrja e Balkanit Perëndimor në BE: Një Përgjegjësi e Përbashkët”.



Në lidhje ne perspektivën e qeverisë shqiptare përsa i përket integrimit të vendit në BE dhe duke shprehur bindjen se Shqipëria meriton hapjen e negociatave me BE, Mesi u ndal tek reformat thelbësore që po ndërmerr vendi ynë si ajo e reformës në drejtësi dhe reformës në administratën publike, për të cilat nënvizoi faktin që nuk janë vetëm obligime për rrugëtimin tonë evropian por detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe brezave të ardhshëm. “Jemi të përkushtuar plotësisht në realizimin e reformave që kemi përpara dhe besojmë se kemi bërë progres të konsiderueshëm. Puna jonë nuk mbaron me hapjen e negociatave. Për më tepër, jemi të vetëdijshëm për ta vazhduar reformimin e thellë në të gjithë sektorët”, shtoi ZëvendësKryeministrja Mesi.

Mesi u shpreh se vendet e rajonit duhet të punojnë të gjithë bashkë për forcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme si: infrastruktura, digjitalizimi dhe ndërlidhja mes njerëzve. “Gjithashtu, besoj fuqishëm se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë nga afër me BE-në në adresimin e sfidave të përbashkëta që shoqëritë tona po përballen si: migracioni, siguria, radikalizimi i të rinjve, rritja ekonomike dhe zhvillimet gjeopolitike”, ndër të tjera nënvizoi ajo.

<
>
29594705_2009201432735341_7485637354987351017_n 29683436_2009201526068665_1860061787941003221_n 29791416_2009201579401993_4368997151553431810_n loj21
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas