Kryesore

Sezoni turistik u hap në Maj, por vetëm tani po merren masa në plazhe…ja aksionet e para  

Sezoni turistik ne vend është hapur zyrtarisht në mesin e muajit Maj. Plot dy muaj nga ceremonia pompoze zyrtare, vetëm tani policitë bashkiake kanë filluar të marrin masat e para për sigurinë në plazhe apo edhe lirimin e hapësirave publike.

Dje, në kuadër të aksionit “Siguria e jetës”, policia bashkiake e Vlorës ka bllokuar tre plazhe përgjatë Lungomares. Shkak për këtë është bërë mungesa e vrojtuesve në plazheve dhe vendosja e kufinjve në det për sigurinë.



Aksioni i policisë pritet të vijojë nga Plazhi i Ri deri në Orikum. Që nga hapja e këtij sezoni, në plazhe kanë humbur jetën  tetë persona.

Thuajse i njëjti aksion u ndërmor edhe në Velipojë. Kur mbeten as dy muaj plazh, autoritetet kanë siguruar se  Velipoja i është kthyer normalitetit, pas operacionit për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të uzurpuara në mënyrë të paligjshme nga persona të ndryshëm që ushtronin këtë aktivitet pa lejen paraprake të autoriteteve lokale.

Masa janë marrë edhe për sigurinë në plazhe. Sot në Velipojë janë stacionuar 6 kulla vrojtimi, për të cilat janë trajnuar e çertifikuar nga ana e Kryqit të Kuq Shqiptar rreth 12 roje plazhi.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas