Kryesore

Sezoni turistik në Pustec/ Presidenti Meta: Do t’i kaloj këtu disa nga ditët…






               Publikuar në : 16:27 - 09/06/18 |
mapo.al

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ishte i pranishëm sot në Pustec për çeljen e sezonit turistik.


Ai vizitoi dhe Kishën e Shën Marisë në ishullin e Maligradit.

“Ftoj turistët vendas dhe të huaj të shijojnë bukuritë natyrore e të pakonkurrueshme të kësaj zone, veçanërisht të liqenit të Prespës, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe gatimet tradicionale”,- shkruan Meta në Facebook.

Presidenti Meta, i shoqëruar nga autoritetet vendore vizitoi Kishën e Shën Mhillit dhe atë të Shën Marisë në ishullin e Maligradit: “Kjo perlë e natyrës, destinacion atraktiv i turizmit, duhet vizituar”, nënvizoi kreu i shtetit.

Postimi i plotë:

“Së bashku me autoritetet vendore çelëm sot sezonin turistik në Bashkinë Pustec. Ftoj turistët vendas dhe të huaj të shijojnë bukuritë natyrore e të pakonkurrueshme të kësaj zone, veçanërisht të liqenit të Prespës, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe gatimet tradicionale. E mahnitshme Kisha e Shën Marisë në ishullin e Maligradit. I uroj sezon të mbarë turistik Bashkisë së Pustecit, ku kam vendosur të kaloj disa ditë gjatë pushimeve verore”.

<
>
auto_Screenshot_21528546039 34774081_1783099961736269_7235315813945704448_n

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas