Kronika, Kryesore

Sërish tritol, këtë herë në Shkodër

tritolNuk ndalen shpërthimet me tritol.

Këtë herë shpërthimi nuk ka ndodhur në Fushë Krujë, po më në veri të vendit, në Shkodër.



Mbrëmjen e së mërkurës një shpërthim është regjistruar në lagjen Rus, në banesën e Gjaneto Shkëmbit.

Burime policore thonë se rreth 200 gram tritol janë vendosur tek porta e apartamentit të tij, në katin e tretë të një pallati.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa të dëmtuar në njerëz.

Sipas burimeve, Shkëmbi rezulton të jetë i dënuar për trafik lëndësh narkotike.

Ai është liruar nga burgu dy muaj më parë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas