Media

Sërish lëvizje në media, Tv Klan ‘rrëmben’ një tjetër moderator






               Publikuar në : 21:34 - 06/06/18 |
mapo.al

Në kohën kur e gjithë vëmendja është fokusuar tek lajmi nëse Blendi Fevziu do të shkojë në Top Channel apo do ët vijojë në Tv Klan, ky i fundit ka bërë një tjetër lëvizje.


Moderatori Albi Isakaj, i cili ka qenë pjesë e ‘Intv’-së do ti bashkohet televizionit Klan në edicionin e ardhshëm me një program të tijin.

“Kam disa projekte të reja, Shtatori do të jetë me surpriza. Më është ofruar diçka në shtëpinë e madhe të Klan. Klani është vërtetë shtëpi shumë e madhe, i ka dhënë mundësi shumë të rinjve dhe të apasionuarve pas televizionit. Ndoshta diçka në Shtator do më sjellë në ekran, por nuk dua të flas shumë sepse s’dua të sjell ters”, tha Isakaj në emisionin ‘Rudina’ në tv Klan.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas