Aktualitet

Sërish Kolumbia: Si e transportonte kokainën nga vendi i Amerikës Latine në Spanjë mafia shqiptare

Mediat spanjolle kanë njoftuar se sot policia vendase ka sekuestruar sasinë rekord prej 1 ton kokainë dhe mbi 1.5 milion euro cash. Ndërkohë, detaje të reja dalin pas operacionit te madh ne Spanje të organizuar nga policia vendase, DEA amerikane dhe Europol, qe u finalizua me shkatërrimin e bandës shqiptare.

Kjo organizatë mafioze transportonte sasi të mëdha të kokainës nga Kolumbia, duke përdorur një grup kriminelësh spanjollë, të cilët e njihnin mire këtë pune dhe kishin rrjetin e duhur për te bere shpërndarjen.



Droga transportohej ne valixhe te mëdha te zeza, maskuar si objekte te destinuara ekskluzivisht për transport. Mësohet se kokaina transportohej me avionë charter qe nga Kolumbia dhe sillej ne Spanjë, e cila me tej ishte baza për transportin e drogës ne Evrope.

Hetimet qe çuan ne sekuestrimin e 1 ton kokaine dhe 1.5 mln euro nisen nëntorin e kaluar. Pas disa hetimesh, agjentët mësuan për një organizatë kriminale shqiptare e vendosur në Spanjë, e cila fuste sasi te mëdha të kokainës nga Kolumbia përmes fluturimeve me charter.

Agjentët zbuluan se krerët e grupit kriminal kishin lëvizur në Spanje për ta bere atë vendin hyrës te drogës ne Evrope. Hetuesit zbuluan gjithashtu një dërgesë të kokainës që ishte ruajtur në Madrid për shpërndarje të mëvonshme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas