Aktualitet, Kryesore

Sërish Ambrozia: Gazetarja e pyet për artistët, Veliaj i përmend asaj pronarët

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e pati një përplasje me gazetarët e Fax News, edhe pse jo si ajo e kryeministrit Edi Rama.

Kur gazetarja e pyeti se artistët kanë kërcënuar se do nisin një grevë urie, ai tha se ka folur për këtë çështje me pronarët e televizionit të saj.



Veliaj i kërkoi asaj që ta linte të fliste.

“I sqarova edhe pronarët e tu se ky është vetëm fillimi i një negociate. I kam dhënë provat se jam negociatori më i mirë në qytet,” tha Veliaj.

Ai paralajmëroi se vitin tjetër do jetë kandidat i PS për kryeqytetin, teksa tha se do të shkojë në votime dhe njerëzit mund të vendosin për punën që ka bërë.

Replikat mes Erion Veliajt dhe gazetares: 

Ambrozia Meta: Zoti Veliaj ju thatë që Tetri bëhet patjetër, ndërsa aktorët kanë paralajmëruar grevë nëse kjo ndodh, do të përdorni dhunë ndaj protestuesve ashtu siç keni bërë te liqeni?

Veliaj: Faleminderit për pyetjen nga ‘Fax News’, pata një shans që të bisedoja me pronarët tuaj, pasi ishin të vetmit që erdhën në dëgjesën për Teatrin. Por e kuptoj kur një televizion është edhe aktor…

Ambrozia Meta: Përgjigju pyetjes mos fol për pronarët, të pyeta për Teatrin dhe artistët.

Veliaj: Po i përgjigjem po duhet të kesh respekt, ne duhet të biemë dakord, në të kundërt hajde këtu dhe nëse të qëndrojnë kamerat vazhdoje ti konferencën. (Pak pushim dhe vijon) 

Dua t’iu ftoj me dashamirësi që ne vërtetë jemi televizion dhe duhet ta rrisim punën tonë, duhet të rrisim klikimet, po ne duhet të mendojmë dhe për më tej, se pas gazetares do bëhesh nënë dhe do çosh fëmijët te Teatri.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas