Kryesore, Sport

Seria A po pasurohet: Mbi 1 miliard euro për blerje, është rekord

U tha se ardhja në Itali e Cristiano Ronaldos mund të sjellë përfitime të mëdha në drejtim të shikimueshmërisë së Seria A, e cila për një kohë të gjatë mbeti në hije, por tani, më në fund, po kthehet në nivele optimale. Me siguri, një dorë të madhe ka dhënë ylli portugez, që Seria A të ketë një rekord të ri.

Kjo kurrë nuk kishte ndodhur, në fakt, sepse, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, ekipet e ligës më të lartë të futbollit italian kanë shpenzuar mbi 1 miliard euro bruto (dmth. 1.129.000.000 euro) për përforcimet në merkato. Nga sezoni 2014-2015 (849 milionë euro) ka pasur një rritje të konsiderueshme, deri në këtë shifër rekord të kësaj vere.



Natyrisht se skuadra kryesore është Juventusi me 219 milionë euro shpenzime bruto, pastaj një humnerë, për t’u ndjekur në podium nga Milani me 140 milionë euro dhe Interi me 116 milionë euro (pothuajse gjysma e bardhezinjve). Medalje “druri” për Romën (100 milionë euro), vendi i pestë për Napolin (94 milionë euro). Vetëm 66 milionë euro shpenzime merkatoje për Lazion, pastaj të gjithë të tjerët.

Shepnzimet e klubeve të Seria A në merkaton e kësaj vere

Juventusi 219*
Milani 140
Interi 116
Roma 100
Napoli 94
Lazio 66
Torino 43
Fiorentina 37
Sampdoria 36
Bologna 34
Sassuolo 30
Cagliari 29
Genoa 29
Atalanta 27
Udinese 26
Parma 23
Frosinone 22
Chievo 21
SPAL 21
Empoli 16

*milionë euro

Një vend të dukshëm, të 14-tin, ka në këtë listë shpenzimesh Atalanta, e aftë për të arritur deri në 1/8 finale të “Europa League” vitin e kaluar, ndërsa i fundit pozicionohet Empoli, më vetëm 16 milionë euro. Sa për lojtarët, natyrisht, mbreti i padiskutueshëm është Cristiano Ronaldo, me 31 milionë euro (neto) pagë vjetore. Portugezi është lojtari më i paguar në historinë e Seria A. Mes tij dhe të dytit (Higuain) janë edhe 21.5 milionë euro dallim, ndërsa argjentinasi në Milano fiton 9.5 milionë euro në sezon. Podium tresh përmbyllet nga Dybala, me 7 milionë euro në sezon pagë te Juventusi.

Pagat e 20 lojtarëve më të paguar në Seria A, sezoni 2018-2019

Ronaldo 31*
Higuain 9,5
Dybala 7
Pjanic 6,5
D. Costa 6
Donnarumma 6
Bonucci 5,5
Emre Can 5
Insigne 4,6
Icardi 4,5
Nainggolan 4,5
Dzeko 4,5
Perisic 4
Khedira 4
Mandzukic 4
Chiellini 4
Matuidi 4
Cuadrado 4
Szczesny 4
Mertens 4

*milionë euro

Siç pritej, Juventusi ka 12 përfaqësues në “top-20” e pagave më të larta në Seria A, ndërsa për të gjetur lojtarin e parë të Interit aty duhet të shkoni në vendin e dhjetë (Icardi çiftëzohet me Nainggolan, Perisic më i largët). Milani ka vetëm dy lojtarë në këtë renditje të veçantë, ashtu si Napoli. Përfaqësuesi i vetëm i Romës është Dzeko.

A do të jetë i mjaftueshëm ky dominim ekonomik, që bardhezinjtë të fitojnë titullin e tetë radhazi në Itali? Në vitet e fundit përgjigjia ka qenë pozitive, edhe nëse fituesit nuk janë gjithmonë më të pasurit, sidomos jashtë këtij vendi. Kjo është edhe bukuria e futbollit./TeleSport

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas