Aktualitet

Seri grabitjesh gjatë natës në Shëngjin, autorët vjedhin pikën e këmbimit valutor dhe tre dyqane






               Publikuar në : 08:59 - 23/06/18 |
mapo.al

Një seri grabitjesh kanë ndodhur përgjatë natës në Shëngjin.


Mësohet se pre e grabitjes ka rënë një pikë e këmbimit valutor dhe 3 dyqane.

Deri më tani nuk dihet shuma e parave që kanë marrë grabitësit.

Ndërkohë, nuk dihet ende pas grabitjeve fshihet i njëjti grup kriminal, apo autorët kanë qenë të ndryshëm.

Sapo u njoftuan për ngjarjen, Policia e Lezhës ngriti disa postblloqe, për të bërë të mundur edhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Aktualisht vijon puna për kapjen e autorëve, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas