Aktualitet

Serbia u kërkon Kishave Evropiane të pengojnë Kosovën në UNESCO

Ministri për Punë dhe Çështje Sociale i Serbisë, Zoran Gjorgjeviç, të dielën në Kuvendin e përgjithshëm të konferencës së kishave evropiane në Novi Sad, kërkoi mbështetje kur është në pyetje vendosmëria e Serbisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

 



 

Ai theksoi se “pjesa më e madhe e trashëgimisë kulturore të Kosovës përbëhen nga artet dhe arkitektura kishtare serbe”, përcjell Telegrafi.

“Shqiptarët e Kosovës dhe autoritetet në Prishtinë nuk kanë treguar vullnet të parandalojnë shkatërrimin e saj”, tha ndër tjerash Gjorgjeviç.

Ai ka theksuar se Serbia kërkon zgjedhje kompromisi në bisedimet me Kosovën, sipas së cilës asnjëra nga palët nuk do të jenë krejtësisht të kënaqura, por të dyja palët do të marrin diçka.

Ndërkaq, Serbia në vazhdimësi lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Në sajë të aktiviteteve diplomatike të Serbisë dhe ndihmës së vendeve të veçanta kryesisht Rusisë, Kosova nuk ka arritur të bëhet anëtare e OKB-së, Këshillit të Evropës e as UNESCO-s.

PasPara

1 koment

  1. Serbia nga 1912 ndertoi ne Kosove vetem 28 kisha ortodokse serbe . Gjitha kishtat tjera ortodokse ne kosove ishin dikur kisha ortodokse shqiptare te ndertuara ne truallin e pronave shqiptare te cilat okupatori serb ato kisha dhuneshem i pervetesoi kurse pronareve te truallit ku ishin ndertuar kishat ortodokse shqiptare regjimi serb u nadu mirenjohje dhe tituj , si psh . Vojvode .
    Tani , me pranimin e Kosoves ne UNESCO keto falsifikime te shekullit serbe do te dalin ne shesh dhe mitit per Kosoven serbe do ti dele boja sikur qe do ti dele boja edhe tjetrit mit idiotesk serb se ” Kosova eshte Serbi ” ose, ” Maqedonia eshte Serbi ose , edhe ” Greqia na paska qene dikur Serbi ” sikur qe serbet e gjore shkruan ne 21 gjuhe te botes ne trenin qesharak dhe banditesk serb, dekoruar me ngjyrera mesjetare kishtare serbe
    lara -lara nisur nga Beogradi dhe ndalur ne Rashka
    ( Rrase ) te Serbise vitin qe shkoi …!!!
    Pranimi i Kosoves ne UNESCO do te jete fatale per Serbine ngase , me ato kisha qe nuk ishin serbe , Serbia genjeu boten dhe genjeu vehten dhe opinionin e vete serb .Nuk thuhet me kot se : “genjeshtari i ka kembet e shkuretera “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas