Rajoni

Serbia ndryshon shefin e Shtabit të FA. Ndryshim politike, apo zbutje ndaj NATO-s?

Caktimi i gjeneral-lejtnant Milan Mojsiloviç në krye të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe po shihet si sinjal zbutjeje i Beogradit në raport me NATO-n.

Ky emërim, zor se do të ketë ndonjë impakt masiv në politikën shtetërore, por nuk është pa domethënie edhe fakti që ai mund të shihet si shenjë e vullnetit të mirë, kundrejt aleancës më të madhe ushtarake të globit, marrëdhëniet e së cilës me Serbinë kanë qenë të akullta që prej bombardimeve të periudhës së luftës në Kosovë.



Mojsiloviç ka pasur kontakte të shumta me përfaqësues të NATO-s dhe vendeve anëtare.

“Qasja personale, eksperienca dhe karakteristikat e oficerëve që zënë pozicionin e shefit të Shtabit mund ta bëjnë më të lehtë bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar”, thonë ekspertët.

Duke folur nga pikëpamja strategjike, sipas tyre, bashkëpunimi i mëtejshëm dypalësh, si me Komandën, ashtu dhe anëtarët individualë të aleancës, do të varet nga vullneti i krerëve shtetërorë, ndaj për momentin është e vështirë të bëhen parashikime.

Megjithatë, caktimi i Mojsiloviç u interpretua menjëherë nga disa si sinjal i ngrohjes së marrëdhënieve të Serbisë me Perëndimin.

Të tjerë mendojnë ndërkohë se kjo përpjekje për afrim bëhet me qëllimin të sigurohet mbështetja për çështjen e Kosovës, me arsyetimin se çdo shenjë, retorikë dhe perceptim në diplomaci është ekstremisht i rëndësishëm, ndaj dhe autoritetet serbe së fundi janë duke dërguar gjithmonë e më shumë sinjale të tilla./TCH

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas