Aktualitet

Serbi-Shqipëri/ Nikolla poston video: UEFA e pa por nuk e respektoi






               Publikuar në : 13:55 - 25/10/14 |
mapo.al

nikollaMinistrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka postuar një video në faqen e saj në Facebook, në të cilën shfaqet e gjithë situata që prej fillimit të ndeshjes Serbi-Shqipëri dhe deri në momentin kur lojtarët shqiptarë duke u goditur nga huliganët serb dhe punonjësit e stadiumit hynë në dhomat e zhveshjes.


“Në këtë video është dokumentuar e vërteta që UEFA mundi ta shihte dje pa mundur ta respektojë, për të respektuar Fair Play-n dhe vetveten! Por këtë të vërtetë bota nuk e ka parë përveçse në disa copëza shumë të vogla që edhe ato u sfumuan nga hutimi i çuditshëm pas një kukulle fluturake me një banderolë. Prandaj shpërdajeni sa të mundni përmes internetit në drejtim të çdo gazete, televizioni, federate futbolli, klub futbolli nëpër Evropë e botë”, shkruan Nikolla.

Videon e ka postuar gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama në profilet e tij në Facebook dhe Tëitter, si dhe faqja zyrtare Ministrisë së Jashtme dhe ajo e Mirëqenies Sociale.

Deri më tani video ka marrë më shumë se 20 mijë shikime në profilin e ministres Nikolla.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas