Aktualitet

Sekuestrohet gomonia në Vlorë, gjenden drogë e bidonë me benzinë

Policia ka kryer një aksion të gjerë në Vlorë, ku ka kapur një gomone, drogë dhe disa bidonë me benzinë. Mjeti lundrues 7 metra i gjatë është kapur në Gjirin e Petullës, në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe disa bidonë me benzinë e dy pako të mëdha të mbështjella me kanabis.



Uniformat blu kanë krehur menjëherë zonën, ku në Gjirin e Petullës kanë gjetur gomonen dhe një motor, që dyshohet se do përdoreshin për trafikun e drogës, si dhe drogën e bidonët me benzinë në Gjirin e Bri Stanit, pas Karaburunit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *