KMR, Kryesore

‘Seksi gjatë botërorit me të huaj’/ Putin: Vajzat ruse, dinë vetë se ç’bëjnë…

Vladimir Putin ka hedhur poshtë thirrjet për femrat ruse, që të bojkotojnë seksin me tifozët e huaj gjatë kampionatit botëror të futbollit, “Rusi 2018”.

Nëpërmjet zëdhënësit të tij presidenti rus hodhi poshtë shqetësimet e ngritura nga politikania ruse Tamara Pletnyova, e cila i kërkoi femrave ruse që të mos kryenin marrëdhënie seksuale me turistët e huaj, sidomos me ata që nuk janë racë e bardhë shkruan Tg.com.



‘Femrat ruse janë më të mirat në botë dhe mund të vendosin vetë se cfarë të bëjnë. Të gjitha vendet akuzojnë njëri tjetrin për racizëm, homofobinë. Kjo nuk ka të bëjë fare me Kupën Botërore”, tha Putin.

Dy ditë më parë polotikania ruse, Tamara Pletnyova tregoi për fëmijët e racave të përziera, të cilët lindën pas Lojrave Olimpike të vitit 1980 në Moskë.

Gjithashtu në atë periudhë sipas Tamaras Rusia regjistroi lindje të shumta të fëmijëve që u detyruan të rriteshin pa baba. Ata ishin fëmijë të tifozëve ose të atletëve, të cilët pas Lojërave Olimpike ishin kthyer në vendet e tyre.

Deklarata e politikanes 70-vjecare nuk u prit mirë nga opinion publik, të shumtë qenë ata që dolën kundër deklartës së saj. Një prej tyre është dhe gazetarja dhe prezantuesja ruse, Yelena Khanga, e cila akuzoi Tamarën për komente imorale ndaj fëmijëve të racave të përziera.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas