Kronika

Seks me fqinjën e mitur, 21-vjeçari arrestohet pasi u zbulua nga prindërit e vajzës, por …

Kryen marrëdhënie seksuale me fqinjën e mitur, arrestohet i riu. Një 21-vjeçar nga Librazhdi ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë vetëm 14 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orenjë të Librazhdit dhe i arrestuari është Alban Toma, 21 vjeç, banues në këtë fshat.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen F.H., 14 vjeçe, fqinje e autorit. Mësohet se dy të rinjtë kishin kohë që njiheshin bashkë. Ata janë fqinjë me njëri-tjetrin dhe banojnë në një lagje në fshatin Orenjë.



Banorët deklarojnë se i kanë parë bashkë disa herë dy të rinjtë, por që nuk kanë dyshuar për shkak të moshës, por edhe vetë faktit se ata kanë qenë fqinj dhe se janë rritur me njëri-tjetrin e mes tyre s’mund mund të kishte lidhje dashurie. Nga ky fakt, 21-vjeçari ka përfituar, i cili e ka takuar disa herë deri në momentin që vajza ka mundur edhe ta takojë atë në vende intime.

Sipas Policisë, kanë qenë prindërit e së miturës ata të cilët kanë nisur të dyshojnë në sjelljen e vajzës së tyre deri sa kanë zbuluar se mes së miturës dhe fqinjit të tyre ka një lidhje intime. Burimet gjithashtu saktësojnë se ata kanë folur me vajzën e tyre, madje kanë takuar edhe 21-vjeçarin, por duket se të dy e kanë mohuar të kenë lidhje dashurie.

Por kjo nuk ka zgjatur shumë dhe prindërit kanë vazhduar të dyshojnë deri sa kanë vërtetuar se 21-vjeçari kishte një lidhje me vajzën e tyre të vogël. Kjo ka bërë që ata më pas t’i drejtohen Policisë për të bërë denoncim. Mbas marrjes në pyetje në prani edhe të psikologes, e mitura ka pranuar se ka pasur një marrëdhënie intime me 21-vjeçarin dhe gjithçka është kryer me dëshirën e saj.

Edhe pse gjithçka ka ndodhur me dëshirë, 21-vjeçari është arrestuar, pasi ai ka ndjekur të miturën në kushtet, në të cilën ajo ndodhet dhe për shkak të moshës, e ka mashtruar dhe abuzuar me të lehtësisht. Vetë 21-vjeçari nuk e ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me vajzën. Për këtë arsye, do të kryhet ekspertizë mjeko-ligjore për të vërtetuar të vërtetën e akuzave që bëjnë prindërit e së miturës.

Ndërkohë çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas