Kryesore, ShowBiz

Sekreti që duhet të dini, ja si të mbani ngjyrën e detit më gjatë

Nxirja e lëkurës është dhe dëshira e të gjithëve gjatë kësaj stine. Vështirësia dhe sekreti i lëkurës së nxirë nuk është vetëm nxirja por dhe mbajtja e kësaj ngjyre.

Për këtë është e nevojshme që lëkurën ushqejeni çdo ditë, posaçërisht kur shpesh qëndroni në diell. Kujdes të veçantë kushtoni pjesëve të trupit të cilat më së shumti ju thahen.



Hidratimi i lëkurës nga jashtë dhe brenda

Ky veprim është shumë i rëndësishëm për ten me ngjyrë të barabartë. Lëkurën ushqejeni çdo ditë, posaçërisht atëherë kur më shpesh qëndroni në diell. Kujdes të veçantë kushtoni pjesëve të trupit të cilat ju thahen më së shumti. Këtë lehtë do ta vëreni, sepse lëkura në ato vende më shpejt thahet. Për të skuqur gjatë rrezitjes përdorni produktet të cilat ofrojnë mbrojtje, mirëpo edhe hidratojnë dhe nxisin procese natyrale të nxirjes së lëkurës. Bashkë me këtë, lëkurën është e nevojshme ta hidratoni edhe nga brenda. Duke pasur parasysh që verës djersitemi më shumë, duhet të pimë mjaft ujë.

Shmangni dushin me ujë të ngrohtë

Dushi i gjatë me ujë të ngrohtë than lëkurën, prandaj përdorni ujë të vakët dhe xhele hidratuese për dush nëse dëshironi që lëkurën tuaj ta zbukurojë nxirja në afat të gjatë. Shmangni produktet për depilim me bazë thartire, sepse ato eliminojnë shtresën e lëkurës suaj bashkë me ngjyrën./VP

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas