Rajoni

Seancë e jashtëzakonshme kundër Thaçit për ‘korrigjimin e kufirit’







               Publikuar në : 12:28 - 29/10/18 |
mapo.al

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur një mbledhje sot me ç’rast ka vendosur që më 31 tetor të mbahet seancë e jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për korrigjim të kufirit në dialogun Kosovës- Serbi, raporton “Zeri.info”.


Me këtë rast, deputeti i LDK-së Armend Zemaj ftoi të gjitha partitë politike që të bëhen pjesë e kësaj seance.

“U caktua seanca për datë  31 tetor. Ftojmë të gjitha grupet politike të bëhen pjesë të këtij debati dhe kjo çështje ta marrë përfundimin e merituar. Seanca është caktuar në orën 10:00. Besoj që këtë herë nuk do të këtë sabotim për të futur seanca të tjera”, theksoi Zemaj.

Sipas tij, është e drejtë ligjore dhe kushtetuese mbrojtja e territorit të Kosovës. /Zëri


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas