Auto

Së shpejti vjen në jetë Aeromobili

Ka qenë një ëndërr e shkencëtarëve për dekada të tëra, madje janë realizuar edhe filma në lidhje me të, por më në fund u bë realitet.

Vjen në jetë makina e parë fluturuese, që do të quhet Aeromobil. Mund të përshkojë deri në 700 kilometra me serbatorin plot.



Mund të fluturojë dhe të ecë në rrugë normale.

Do të jetë mjaft praktike dhe me krahët e mbledhur nuk zë më shumë se një vend parkimi normal.

Firma sllovake, që e ka prodhuar prototipin e parë, thotë se janë gati për prodhimin në masë të tij.

Tatiana Veber, zëdhënëse e Aeromobil, tha se që prej vitit 1990 është punuar për dizenjimin e një makine të tillë, deri sa ia dolën.

“Që prej vitit 1990 kemi modeluar tre lloje makinash. Dy të parat kanë pasur probleme në përdorimin e përditshëm dhe modeli i tyre ishte paksa i çuditshëm, ndërsa Aeromobili është thuajse perfekt”, tha Veber.

Aeromobili do të ketë një kapacitet prej dy personash dhe një peshë prej 450 kilogramësh.

Mund të arrijë një shpejtësi prej 200 kilometrash në ajër dhe 160 kilometra në tokë.

Ka një konsum prej 8 litrash në 100 kilometra dhe furnizohet me karburant normal.

Mund të kryejë fluturime deri në 700 kilometra me serbatorin plot dhe 875 kilometra në rrugë automobilistike.

aeromobili

aeromobili1

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas