Kryesore, Politika

S’e ka fajin fashoja, por drejtorët

Arben_Ristani2dhjetorSekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, e nisi detyrën e re me denoncimin e një tjetri drejtori të OSHEE.

Sipas tij, drejtori i OSHEE në Tropojë ka 16 milionë lekë energji të papaguar.



“Kemi këtu rastin e drejtorit të OSHEE-së së Tropojës. 16 milionë e 900 mijë lekë drita të papaguara.

Me Edi Ramën kryeministër, vajza të mitura gjenden sot në burg se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë.

Me Edi Ramën kryeministër, hajdutët e pacipë të energjisë, abuzuesit e pashembullt, janë administratorë të energjisë.

Drejtori i Edi Ramës në Tropojë, ka edhe një të kaluar problematike.

Ja ku kemi këtu vendimin. Eshtë dënuar për armëmbajtje pa leje, dhe largim nga vendi i qëndrimit.

Shqipëria është në protestë, sepse nuk mund të durojë eksperimentet kriminale të Edi Ramës,” tha Ristani.

Ky është denoncimi i dytë i PD për një drejtor të OSHEE, i cili vjedh energjinë elektrike.

Deri më tani tre drejtues vendorë të OSHEE kanë rënë në pranga për vjedhje energjie.

Këto arrestime vijnë në një kohë që kryeministri është përfshirë në një fushatë online, për të denoncuar ata që vjedhin energjinë duke përdorur fashën mbrojtëse.

Disa komentues online i kanë bërë të ditur kryeministrit se problemi nuk është fashoja, por fakti që ata po vjedhin, një gjë që mund ta bëjnë edhe nëse hiqet fashoja.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas