Njoftime

Save the Children: Njoftim për vend të lirë pune

Njoftim për vend të lirë pune

Save the Children është organizatë kryesuese në botë dhe e pavarur për fëmijë. Ne besojmë se çdo fëmijë meriton një të ardhme të mirë. Në botë dhe në Shqipëri, ne ndihmojmë fëmijët të kenë një fillim të mbarë në jetë, mundësi për të mësuar dhe mbrojtje ndaj cdo rreziku. Ne bëjmë më të mirën për fëmijët – çdo ditë dhe në kohë krize –për të sjellë ndryshime në jetën e tyre dhe të ardhmen e përbashkët. Ne jemi duke kërkuar staf të kualifikuar dhe aktiv për t’u bashkuar me ekipin tonë.



Save the Children do të rekrutojë staf të motivuar dhe me përvojë për projektin “Përfshirja e Shoqërisë Civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”

Titulli i pozicionit:                                 Koordinator i Granteve

Afati i fundit për aplikim:                     20 Gusht 2018, 16:00

Kandidatët që kanë kualifikimet dhe përvojën, e përshkruar si më poshtë, inkurajohen të aplikojnë.

·         Diplomë Bachelor në Administrim Biznes, Financë ose Juridik. Diplomë Master në një nga këto degë përbën avantazh.

  • Minimumi 5 vjet përvojë pune kryesisht në OJF/organizata ndërkombëtare.
  • Përvojat e mëparshme me projektet PRAG / BE.
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike, duke përfshirë: Microsoft Word, Excel të avancuar, Internet, Email dhe Power Point dhe menaxhim të dhënash.
  • Të gatshëm për të udhëtuar në terren.
  • Përvojë pune me organizatat partnere
  • Të kuptuar dhe përkushtim ndaj qëllimeve dhe objektivave të Save the Children dhe të drejtave të fëmijëve në Shqipëri

Ju do të gjeni më shumë informacion për Përshkrimin e Punës në faqen e internetit https://albania.savethechildren.net/jobs

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, si më poshtë, brenda datës 20 Gusht 2018:

  • Letër motivimi ku shpjegoni qartë arsyen tuaj për aplikim dhe mënyrën se si i përmbushni kriteret;
  • CV e detajuar;
  • Kopje të Diplomës tuaj.

Aplikimi duhet të dërgohet në anglisht me email në adresën e mëposhtme. Ju lutem specifikoni qartë pozicionin për të cilin po aplikoni. 

E-mail:            [email protected]

*vetëm kandidatët e përzgjedhur do kontaktohen

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas