KMR, Kryesore

Sarkofagu i Egjiptit: Çfarë u gjet brenda varrit të zi misterioz

Dy javë më parë, arkeologët në Egjipt gjetën një sarkofag të madh prej graniti të zi në Aleksandri, i paprekur për 2000 vite – dhe thashethemet morën dhenë.

Mund të përmbajë eshtrat e udhëheqësit të lashtë grek, Aleksandrit të Madh, ose më intriguese se kaq është mendimi që përmban një mallkim vdekjeprurës?



Sipas ekspertëve, që tani e kanë hapur, nuk është asnjëra nga përgjigjet.

Në vend të atyre hamendësimeve, u gjetën tre skeletë dhe një jashtëqitje e kuqe në kafe, e cila binte një erë të padurueshme.

Ministri egjiptian i Antikitetit ka përcaktuar një komitet arkeologësh për ta hapur reliken, e cila u zhgropos afër një zone ndërtimi.

Sipas rrjetit të lajmeve El- Watan, ata e ngritën kapakun e varrit me vetëm 5 cm, përpara se era e athët i detyroi ata të largoheshin plotësisht nga skena e inspektimit. Më pas ata e hapën me ndihmën e inxhinierëve ushtarakë egjiptianë.

“Ne gjetëm kockat e tre njerëzve, në atë cfarë duket si varrim familjar… Fatkeqësisht mumjet brenda nuk ishin në gjendjen më të mirë të mundshme dhe vetëm kockat kishin mbetur,” tha Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikitetit.

Duke iu adresuar frikës së medias mbi shqetësimin se varri mund të aktivizojë një mallkim të Faraonit, z. Waziri deklaroi: “Ne e kemi hapur dhe falë Zotit, bota nuk ka rënë në errësirë”.

“Unë isha i parë që e futa të gjithë kokën time brenda sarkofagut… dhe ja po qëmdroj përpara jush… dhe jam shumë mirë.”

Përveç asaj, janë hequr frikërat se sarkofagu mund të lëshojë gazra toksikë vdekjeprurës, thotë gazeta shtetërore Al-Ahram.

Ekspertët kanë thënë se tre individët në varr mund të jenë ushtarë të kohës së Faraonit.

Kafka e njërit prej tyre ka një të çarë që duket si plagë shigjete.

Një pllakë alabaster, tiparet e së cilës janë të panjohura, u gjet gjithashtu me sarkofag.

Struktura është thuajse dy metra e lartë dhe tre metra e gjerë dhe është më e madhja e llojit të saj që është gjetur ndonjëherë e paprekur.

Peshon rreth 27 ton dhe besohet se daton nga periudha e hershme e Ptomeleut, që filloi në 323 përpara Krishtit pas vdekjes së Aleksandrit të Madh.

Arkeologët tani do ta studiojnë varrin me detaje për të zbuluar se kur jetuan individët që u gjetën aty dhe se si vdiqën./BBC

*Përktheu për Mapo.al, Shaqir Sulaj

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas