Arkiva 2

Sarajevë, studentë të UET pjesëmarrës në trajnimin “Politikanët Premtues të Ballkanit”

10743228_714169715335778_570595651_n
Brenton Kotorri

Ballkani është etiketuar shpesh si “fuçi baruti”, si një rajon ku konfliktet mund të shpërthejnë për hiçgjë, madje edhe për një ndeshje futbolli si ajo që pamë pak ditë më parë në Beograd. Megjithatë, Ballkani mund të konsiderohet edhe si një rajon i shanseve të arta, nëse do të kultivohet dhe promovohet që tani një klasë politikanësh dhe drejtuesish që më shumë sesa nga e shkuara, shikojnë nga e ardhmja. Pikërisht nën këtë frymë, Fondacioni “Friedrich Ebert” mblodhi në Sarajevë shumë të rinj nga vendet e ish-Jugosllavisë, përfshi edhe Shqipërinë.

“Promising Politicians of Balkan” (Politikanët Premtues të Ballkanit), ishte tematika e eventit të organizuar në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës, ku mes shumë të rinjve të tjerë, ishin edhe dy studentë të Universitetit Europian të Tiranës, Brenton Kotorri, student i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Arnold Grabocka, student i Komunikimit.



10636204_10203298875052398_6173498711954571253_n
Brenton Kotorri dhe Arnold Grabocka në Sarajevë

Ky ishte sesioni i dytë i këtij trajnimi 1-vjeçar, që Fondacioni “Friedrich Ebert” e organizon me qëllim, që t’i prezantojë rinisë aktive në politikë aspektet e ndryshme të udhëheqjes politike, dinamikën dhe strukturën e politikave partiake, si dhe aspekte të ndryshme të qeverisjes. Çfarë është më e rëndësishmja, trajnimi synon të inkurajojë bashkëpunimin rajonal mes vendeve që kanë pasur një të kaluar të trazuar dhe, kush më mirë sesa gjeneratat e reja do të mund ta sjellin këtë erë të re ndryshimi.

Që prej vitit 2003 e deri më tani, përmes këtij projekti janë trajnuar më shumë se 200 të rinj social-demokratë, të cilët aspirojnë të luajnë një rol aktiv në të ardhmen e vendit të tyre. Përfaqësuesit e Fondacionit “Friedrich Ebert” synojnë ta vazhdojnë edhe më tej këtë kurs, me qëllim ngritjen e një gjenerate të re drejtuesish, të frymëzuar më shumë nga aspiratat europiane sesa nga e kaluara konfliktuale. Universiteti Europian i Tiranës ka një bashkëpunim të hershëm me Fondacionin “Friedrich Ebert”, në një sërë eventesh dhe projektesh me në fokus politikat rinore, nxitjen e aktivizmit politik, promovimin e vullnetarizmit etj. Në kuadër të mbështetjes dhe promovimit të të rinjve të angazhuar në politikë, UET ofron bursa lidershipi çdo vit akademik, prej të cilave përfitojnë një numër i madh studentësh. /Alket Braho, Mapo Online

 

 

PasPara

1 koment

  1. Me shume vonese po e shoh. Por kjo ka pak rendesi: nese thelbi i aktivitetit eshte pikerisht ai qe nenvizohet ne menyre te theksuar ne shkrimin e mesiperm, atehere si dje apo sot ta lexosh ndjen te njejten kenaqesi. Dhe ne optiken time kjo lloj kenaqesie segmentohet sipas nje linje te shkallezuar logjike. Se pari pse me ane te tij autori deshmon per ekzistencen jo thjesht te nje grupi a fondacioni qe mbeshtet veprimtari te tilla, por te nje fryme qe perfshin te rinj nga vendet qe permenden me lart, fryme qe hedh nga supet mantelin e vjeter te paragjykimeve dhe stereotipeve nacionaliste; se dyti, nga sa kuptohet ka levizje konkrete, shkembime te drejtperdrejta, aty ne tryezen e rrumbullakte e bashke me te edhe argetim. Pra, po huazoj nje shprehje te perdorur keq e pa mase ne te shkuaren, eshte kaluar “nga mendimi ne veprim”. Se treti, kualiteti i pjesemarresve, i perfaqesuar ketu nga studente te standardit Brenton Kotorri, nje meteor i ri ne qiellin e mendimit e te praktikes mediatike shqiptare. Per te gjitha keto, ia vlen te presesh shkrime te tjera me fakte te reja entuziasmuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas