Politika

Sandër Lleshi takim me strukturat e policisë së Durrësit






               Publikuar në : 17:14 - 14/11/18 |
mapo.al

Zëvendësministri Sander Lleshi do të zhvillojë sot një takim me strukturat e policisë së Durrësit. Burime për  ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’  pohojnë se takimi është prezantues me zëvendësministrin e ri te sapo emëruar.


Kryefjalë pritet të jetë rritja e fuqisë goditëse ndaj kriminalitetit në qarkun e Durrësit. Takimi me strukturat e policisë është paralajmëruar pa praninë e mediave.

Takimi vjen pas prezantimit të z. Lleshi në qarkun e policisë Shkodër. Mësohet se Lleshi do t’i kërkojë vartësve në Durrës rritje të rezultateve të tyre të punës në luftën ndaj kriminalitetit./BW/


Etiketa: , , ,

Pas