Politika

Sandër Lleshaj heq dorë nga karriera ushtarake, i shkruan Metës

Zv/ ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj heq dorë nga karriera ushtarake. Kryeministri Edi Rama publikon letrën që zoti Lleshaj i ka dërguar presidentit Meta.

Zv/ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, kërkon nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, t’i heqë atij gradën e gjeneralit, si zgjidhje për t’i hapur rrugë dekretimit si ministër i Brendshëm. Kërkesa i është adresuar Kreut të Shtetit, në përgjigjen që kryeministri Rama i drejtoi Presidentit.



Në letrën me 14 pyetje që Presidenti Ilir Meta, i drejtoi Ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka, bëri publike dhe një nga arsyet kushtetuese të mosdekretimit të tij që herën e parë. Në letrën e tij për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Kreu i Shtetit shkruante se duke qenë se ministri si funksion kushtetues është autoritet civil, emërimi Sandër Lleshajt në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese.

“Duke qenë se, kandidatura e z. Sandër Lleshaj, vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri i funksion kushtetues, është autoritet civil, në zbatim të neneve 69, 103, 167/1, të Kushtetutës, emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm, paraqet një problematikë themelore kushtetuese. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”, thuhej në letrën e Presidentit.

PasPara

1 koment

  1. Edhe mga te qenurit “ burre” do heq dore Lleshi, mjaft te permbushe kapriconne te zotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas