Kryesore

Samiti që do na sjellë ndihma financiare, duke nisur nga paketat roaming dhe bursat…

Do jetë një samit historik ai i ditës së nesërme në Sofje të Bullgarisë.

Ishte viti 2003, kur Fatos Nano mori pjesë në samitin e Selanikut.



Tashmë, 15 vjet më pas, BE do të rikonfirmojë angazhimin në Ballkan në një tjetër samit.

Por nuk do ketë vetëm ndihmë politike, por në dokumentin e publikuar nga mediat gjermane thuhet se do ketë ndihmë të ndjeshme ekonomike dhe sociale.

Sipas agjendës, BE parashikon subvencione të rëndësishme për disa projekte kryesore autostradash, zgjerim i bashkimit energjetik në gjashtë shtete, ndihmë për shtimin e investimeve private, etj.

Jo vetëm kaq, por pritet të dyfishohet fondi për programin Erasmus të BE në rajon.

BE njoftoi gjithashtu se do të reduktohen ndjeshëm edhe tarifat roaming për thirrjet celulare mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqësit e BE thonë se do ofrojnë mbështetje shtesë për reformat e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe misionet konsultative.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas