Kryesore, Politika

Samiti informal i liderëve të Ballkanit në Durrës, Hahn: Rajoni ka një potencial të pashfrytëzuar

Në Durrës u zhvilluat samiti informal një ditor mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”.

Në fokus të samitit është rritja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017, që synon të sigurojë mundësi të reja për bizneset dhe për qytetarët, si dhe do të forcojë zhvillimin dhe vendet e punës.



Pas samitit, i pari e mori fjalën kryeministri Rama, i cili tha se disa liderë të Ballkanit nuk mundën të vinin në samitin e Durrësit. Rama tha se është diskutuar mbi marrëdhëniet për ecurinë e përbashkët në BE.

“Kushte objektive kanë pamundësuar praninë e disa miqve të tjerë, i shpreh ngushëllimet tona kryeministrit Borisov për aksidentin tragjik ku humbën jetën shumë persona dhe është bërë shkak për anulimin në minutën e fundit të ardhjes së tij, po ashtu kryeministri i Maqedonisë e ka pasur të pamundur fluturimin për shkak të kohës, kryeministrja e Serbisë na përcolli keqardhjen. Duke bërë një bilanc të ecurisë të procesit të krijimit të zonës ekonomike. Kemi diskutuar më gjerësisht për marrëdhëniet për ecurinë e përbashkët në BE. Objektiv ngritja e qendrës për zhvillimin e qëndrueshëm teknologjik në Malin e Zi, iniciativë që e mbështesim fuqimisht”- tha Rama.

Gjatë fjalës së tij,  komisioneri Johannes Hahn  përgëzoi vendet e Ballkanit për punën e deritanishme si dhe shprehu mendimin se rajoni ka një potencial të pashfrytëzuar.

“Jam i impresionuar nga fakti që në Shqipëri, bota e mediave dominohet nga zonjat. Mendoj që miratimi përfundimtar nga viti që vjen të mund të bëhet realitet. Kemi dhënë një dritë jeshile përsa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe shpresojmë ta realizojmë sa më shpejt. Ajo që kemi realizuar deri tani është mbresëlënëse. Pas shumë shumë vitesh tregtia ndërmjet rajonit është rritur shumë, me 18%. Numri i vendeve të punës është krijuar si pasojë e rritjes ekonomike të vendeve të rajonit. Kjo tregon potencialin e rajonit që pret të shfrytëzohet. Mund të ekzistojë mundësia që dy vendet e mbetura për marrëveshjen e romingut, të bëhet që është hap i rëndësishëm. Rajoni ka potencial të pashfrytëzuar“-tha Hahn.

Disa nga temat e diskutimit :
Një vizion të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian;
Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1;
Marrëveshja Roaming;
Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas